| Hajdar Cakrani | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Hajdar Cakrani |
| Residence: | Petoshaj ,Libofshë |
| Date of Birth: | 1910 |
| Execution | |
| Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 1945 |
Lindi në vitin 1910, në Petoshaj të Libofshës. Pas mbarimit të shkollës fillore dhe asaj qytetëse, kreu në Grac të Austrisë shkollën e lartë ushtarake. Me fillimin e luftës kundër italianëve, ngriti çetën e parë nacionaliste në Myzeqe dhe u përfshi në shumë beteja. Me mbarimin e luftës u arrestua si kundërshtar dhe, pas një gjyqi special, u ekzekutua në Fier, më 1945. Për këtë arsye, më 7 qeshor të vitit 1945, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Fierit urdhëroi sekuestrimin e gjithë pa-surisë së tij, të tundshme e të patundshme.
Source: Asqeri Llanaj, Bektash Bej Cakrani: Historia flet vetë, Vlorë, 2010; Gazeta Zyrtare, nr. 75, 8 gusht 1946, f. 8.
