Lindi më 1913, në Berat. U arrestua më 26 nëntor 1946, dhe më 5 janar 1948, me vendim nr. 1, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor, se si «armik i popullit se ka kryer këto faje: ka qenë anëtar i Komitetit Qarkor, ka marrë pjesë në mbledhjet e Komitetit Qarkor qysh nga viti 1945 në bashkëpunim më të tjerë, ka marrë përsipër të ngrerë organizatën në Skrapar dhe të mbajë lidhje me të arratisurit» dhe e dënoi me 20 vjet privim lirie me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me Dekretin nr. 819, datë 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit në 10 vjet privim lirie me punë të detyruar. Vdiq në burgun e Beratit.

 

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 357
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.