Lindi më 1928, në Pogradec. Arrestuar më 2 janar 1949. Më 24 shtator 1949, u dënua për "kalim pa pasaportë" dhe për "dhënie informatash", dënua me pesë vjet burg dhe 200 lekë gjobë. Më 4 shkurt 1955, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak, e dënoi për "tradhti ndaj atdheut", me 25 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave të tij. Më 18 korrik 1975, Gjykata e Mirditës e dënoi për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", me 10 vjet burg. Vuajti 36 vjet burg "për motive politike", pa mundur të krijonte dot familje.

Source: AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 13-14; Agim Musta, Dosjet e gjalla, Tiranë: Sh.B. Bilal Xheferri, 1995, 169-70
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.