Historian, etnograf, personalitet i shquar i arsimit shqiptar.Lindi në vitin 1896, në qytetin e Shkodrës. Mbaroi shkollën ushtarake të qytetit (Mejtepin Ruzhdije Asqerie). U regjistrua në gjimnazin civil, por me të shpërthyer Luftërat Ballkanike, i ndërpreu mësimet. Gjatë viteve 1914-16 ndoqi një kurs të hapur nga Italia. Vazhdoi shkollën tregtare derisa u mbyll e më pas Kolegjin Saverian. Në vitin 1917 ndoqi kursin e shkurtër pedagogjik për përgatitjen e mësuesve, që drejtohej nga Gaspër Beltoja. Dhe kështu, në moshën 21 vjeçare filloi karrierën e mësuesisë. Në vitet 1920-1921 doli vullnetar në Luftën e Koplikut, ku shërbeu si sekretar i dytë pranë shtabit kryesor. Në vitin shkollor 1926-1927 u emërua drejtor i shkollës së Perashit. Tre vjet më vonë dha dorëheqjen dhe, deri më 1945, iu rikthye mësimdhënies. U burgos më 1945, por shumë shpejt u la i lirë si i pafajshëm. Më 1950 u largua nga arsimi dhe u shtrëngua të punojë si punëtor krahu. Vitete 1954-1960 i kaloi në internim. Vdiq në Shkodër më 1983. Ka dhënë një kontribut të shquar si mësues, historian, etnograf e përkthyes. Në organet e shtypit të kohës botoi artikuj e studime të rëndësishme, si «Gjenealogjia e Bushatllinjve», «Lufta e Miletit» etj., qëu përfshinë më pas në kryeveprën e tij, «Shkodra dhe motet». Si përkthyes, përveç dokumenteve të shumta në turqisht dhe mbishkrimeve të ndryshme mbi objektet e kultit, përktheu dhe: «Fjalorin historik» dhe «Fjalorin etnografik» nga «Enciklopedia» e Sami Frashërit, «Psikologjinë» e Hasan Tahsinit, «Xhibali» të J. Davvenpor-tit, «Mbrojta e Shkodrës» të Nazif-Kara-mentinit etj.

 

Source: Dr. Njazi Kazazi, Mentor Quku, Dy fjalë, në «Shkodra dhe motet», Shkodër, 1998.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.