Hamdi Frashëri | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Hamdi Frashëri |
Fatherhood: | Riza |
Birthplace: | Frashër |
Residence: | Frashër |
Date of Birth: | 1914 |
Date of Death: | 9/7/1952 |
The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
Trial | |
Date of Arrest: | 8/1/1950 |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
Charges: | “Ka qenë kryetar i një grupi kundërshtar me emrin ‘Grupi Rezistencës’, ka aktivizuar grupin, ka bërë platformën politike dhe organizative" |
Court: | Gjykatëa Speciale e Sigurimit, |
Judgment: | Nr. 372 |
Data Ekzekutimit: | 9/7/1952 |
Nëpunës.Lindur në një familje bejlerësh, në Frashër më 1914. Kreu shkollën ushtarake Plotësuese në Tiranë. Shërbeu si oficer. Pati kundërshti me qeverinë e Zogut dhe arratiset në Jugosllavi. Kthehet në atdhe më 1940. Internohet në Peqin dhe në Itali si antifashist. Caktohet në Frashër komandant i batalionit “Naim Frashëri” nga ku dezerton. Arrestohet në Tiranë në dhjetor 1944 dhe lirohet. Në vitin 1949 bashkë me vëllezërit kosovarë Shala,krijojnë organizatën “Grupi i rezistencës”. U arrestua në 8 janar 1950. Në akt-vendimin nr. 736 [pa datë] 1952, të Gjykatës Speciale të Sigurimit, kryesuar nga Rasim Dedja, kap. I-rë, akuzohet se “Ka qenë kryetar i një grupi kundërshtar me emrin ‘Grupi Rezistencës’, ka aktivizuar grupin, ka bërë platformën politike dhe organizative, ka inkuadruar reaksionarë dhe anëtarët e grupit për të punuar për rrëzimin me forcë të pushtetit popullor.” Platforma e grupit në pikën e dytë e dënonte regjimin “si antikombëtar, antipopullor, shtypës, terrorist dhe tradhëtar, i shitur për interesat e të huajve” duke u “përpjekur me çdo kusht që të merrte lidhje me Anglo-Amerikanët dhe Komitetin Kombëtar ‘Shqipërija e Lirë’. Më 9 korrik 1952, dënohet me vdekje (pushkatim) në bazë të nenit 2 e 3 pika 1, 2, 8, 14 si dhe nenit 8 të ligjës nr. 372. M. i P. të Brendëshme Mehmet Shehu, dt. 21 gusht, me shkresë n. 148/1 urdhëron ekzekutimin me pushkatim në “vëndin e caktuar si gjithmonë” me dt. 25 gusht 1952 ora 24. S’pranon t’i bëjë lutje Presidiumit, për t’iu falur jeta.