Lindi më 1903, në Picar, Gjirokastër. Vëllai i Nano Gjonit, i cili u vra në Gërhot, më 14 shtator 1944, bashkë me Hysni Lepenicën dhe 36 ballistë. Arrestuar më 2 shkurt 1945. Së bashku me vëllain, Habil Gjoni, më 16 mars 1945, me vendim nr. 4, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi si “kriminel lufte dhe armik i popullit”, me vdekje dhe konfiskim pasurie. Më 4 janar 1946, me vendim nr. 10, Komiteti Ekzekutiv K.N.Çl. i Nënprefekturës së Gjirokastrës urdhëroi "sekuestrimin e gjithë pasurisë së tund-shme dhe të patundshme të të dënuarit H. Gj., nga Picari".

 

 

Source: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, Fl. 72-73; Gazeta Zyrtare, 13 prill 1946, f. 7; Liria, 20 janar 1993
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.