Hamit Matjani | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Hamit Matjani |
Birthplace: | Peqin |
Residence: | Peqin |
Date of Birth: | 1910 |
Date of Death: | 14/4/1954 |
Execution | |
Charges: | "Element me rrezikshmëri të lartë" |
Data Ekzekutimit: | 14/4/1954 |
Ushtarak.Lindi në vitin 1910, në Peqin. Kreu studimet ushtarake të xhandarmërisë në Napoli, Itali. Në vitet ’30-të shërbeu në poste të ndryshme në xhandarmëri. Më 1939 luftoi kundër ushtrisë pushtuese italiane në Vlorë. Italianët e cilësuan "element me rrezikshmëri të lartë" dhe e arrestuan. U dënua me vdekje, me varje në litar, por më 27 shkurt 1940 u arratis nga burgu dhe vazhdoi qëndresën e armatosur. Më 1943, me rënien e Italisë fashiste, u rikhtye në xhandarmëri. U përplas me forcat komuniste dhe në tetor 1943, Brigada I ekzekutoi 65 vetë në fshatin e tij. Pas ardhjes së komunistëve në pushtet, u largua nga Shqipëria dhe në emigracion punoi për rrëzimin e tyre. Hyri në Shqipëri 26 herë, në të gjitha rastet përmes kufirit tokësor me Greqinë. Herën e fundit zbarkoi nga ajri, më 1953, dhe u kap nga Sigurimi i Shtetit, përmes një kurthi të organizuar prej tij. Grupi i tij u dekonspirua nga bashkëpunëtori britanik i KGB-së sovjetike, Kim Filbi, por për organizimin e kurthit u përdorën dhe disa të ashtuquajtur diverasantë që, nën tortura, kishin pranuar të punonin për Sigurimin. U ekzekutua më 14 prill të vitit 1954.