Hasan Blloshmi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Hasan Blloshmi |
Fatherhood: | Selman |
Birthplace: | Bërzeshtë , Librazhd |
Date of Death: | 7/7/1982 |
Trial | |
Date of Arrest: | 10/6/1952 |
Charges: | «Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor,bashkëpunim me bandat e armatosura» |
Sentencing: | 10 vjet ,20 vjet Prison |
Judgment: | 21 tetor Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës |
Lindi më 11 dhjetor 1926, në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Pesë klasë të fillores i kreu në fshat. U arrestua nga Sigurimi i Shtetit më 10 qershor të vitit 1952 dhe, më 21 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës e dënoi më 20 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet, si dhe më konfiskimin e gjithë pasurisë, «për krimin e bashkëpunimit me bandat e armatosura», «për krimin e agjitacionit dhe të pro-pagandës» dhe «për krimin e mbajtjes së armës pa leje». U lirua më 19 korrik të vitit 1965. Pas arrestimit të dy nipërve të tij, Vil-son dhe Bedri Blloshmit , më 27 korrik 1977 familja e Hasanit, së bashku me të gjithë vëllezërit e tjerë, u internua në Polis të Librazhdit. Por po atë ditë, me të mbërritur në vendin e internimit, u thirr në zyrën e këshillit dhe u arrestua sërish.Dhe më 2 nëntor 1977, Gjykata Popullore e Rrethit të Librazhdit e dënoi me 10 vjet burg «për krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor». Në fi-llim të korrikut të vitit 1982 u sëmur rëndë në kampin e Spaçit dhe vdiq më 7 korrik 1982. Pas vitit 1982, familja Blloshmi i gjeti eshtrat e tij në varrezën e fshatit Shishtufinë dhe i rivarrosi në varrezën e fshatit Bërzeshtë, pranë babait dhe nënës së tij.