Oficer, Maqellarë,Peshkopi 1915 Tiranë 2 nëntor 1944. Gjatë betejës së Tiranës dhe largimit të gjermanëve, partizanët e rrëmbejnë nga shtëpia, dhe e pushkatojnë pa gjyq, me 2 nëntor 1944. Trupi iu gjet mes intelektualëve të tjerë në të ashtuquajturën masakra e Hotel Bristolit, në bodrumet e të cilit, u identifikuan kufomat e 12 personave. Nuk i është gjetur varri. Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi, më 5 shtator 1992, njohjen e faktit të "vrasjes pa gjyq, për motive politike, më 2 nëntor 1944". Dekoruar me Urdhërin Nderi i Kombit, si intelektual i Tiranës.

Source: Agim Musta, Libri i zi i komunizmit shqiptar, Naim Frashëri, Tiranë 2007, f. 55
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.