Lindi më 5 janar 1926. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni, në mbledhjen e datës 11 dhjetor 1993, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjesë dënimit nga ish i dënuari Hasan Eqerem Meçe nga muaji dhjetor i vitit 1944 deri në muajin gusht 1945.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 256
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.