| Haviz Ibrahim Dalliu | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Haviz Ibrahim Dalliu |
| Birthplace: | Tiranë |
| Date of Birth: | 1878 |
| Profession: | Teolog, shkrimtar |
| Date of Death: | 2/1952 |
| Trial | |
| Tortured: | Po |
| Charges: | “faje penale kundër popullit dhe shtetit dhe agjitacion dhe propagandë” |
| Sentencing: | 5 vjet Prison |
| Judgment: | Më 24 shkurt 1948, me vendim nr 67, Gjykata e Tiranës |
Lindi më 1878 në Tiranë. Teolog dhe shkrimtar i njohur. U diplomua në degën teologji në Stamboll. Atje mori pjesë në lëvizje për çështje kombëtare. Në vitin 1901 emërohet Imam i qytetit dhe mësues në shkollën fillore të Tiranës. Më 1908 hapi shkollën për mësues të vajzave, anëtar i Partisë Bashkimi, që aspironte për mëvehtësi kombëtare në kuhën e shpalljes së Kushtetutës (Hyriet). Haviz Dalliu zgjidhet delegat i Tiranës në Kongresin e Elbasanit, ku u mor vendimi për hapjen e Shkollës Normale dhe emërimin e tij si mësues, 1909-1911. Arrestohet disa herë nga regjimi osman. E burgosin dhe e lidhin me zinxhir të akuzuar si “hoxha kaur”, për arsyen e përhapjes së shkrimit shqip, (me shkronja latine) te nxënësit e Tiranës. Lirohet nga burgu me ndërhyrjen e patriotëve Hasan Prishtina dhe Mihal Grameno. Haviz Ibrahim Dalliu kundërshtoi lëvizjen e Haxhi Qamilit, ndërkohë u bë përkrahës i politikës së Nolit. Në vitin 1945 emërohet mësues në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës. Më 24 shkurt 1948, me vendim nr 67, Gjykata e Tiranës e dënoi për “faje penale kundër popullit dhe shtetit dhe agjitacion dhe propagandë”, me 5 vjet burg. Torturohet për tre muaj pa marrë parasyh moshën dhe e nxjerrin të gjymtuar nga burgu. Ndërron jetë në shkurt të vitin 1952.
