| Hazbi Puto | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Hazbi Puto |
| Birthplace: | Gjirokastër |
| Date of Birth: | 1899 |
| Date of Death: | 11/6/1947 |
| Execution | |
| Charges: | "Formimin e një organizate spiunazhi" |
| Court: | Gjykata Ushtarake Gjirokastër |
| Data Ekzekutimit: | 11/6/1947 |
Lindi në Gjirokastër, në vitin 1899. Studimet e Larta për Inxhinieri i kreu në SHBA. Në vitet 1945 – 1946 punoi në Shoqatën UNRA. Me vendim nr. 138, datë 20 maj 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «formimin e një organizate spiunazhi» për të rrëzuar pushtetin popullor dhe si agjent i anglo – amerikanëve. Për këtë, kjo gjykatë e dënoi me vdekje (pushkatim), konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave qytetare përgjithmonë. U pushkatua më 11 qershor 1947.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 399
