Lindi në Gjirokastër, në vitin 1899. Studimet e Larta për Inxhinieri i kreu në SHBA. Në vitet 1945 – 1946 punoi në Shoqatën UNRA. Me vendim nr. 138, datë 20 maj 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «formimin e një organizate spiunazhi» për të rrëzuar pushtetin popullor dhe si agjent i anglo – amerikanëve. Për këtë, kjo gjykatë e dënoi me  vdekje  (pushkatim),  konfiskimin  e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave qytetare përgjithmonë. U pushkatua më 11 qershor 1947.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 399
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.