| Hysni Deda | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Hysni Deda |
| Fatherhood: | Riza |
| Birthplace: | Bulqizë |
| Residence: | Bulqizë |
| Date of Birth: | 4/11/1955 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 28/09/1979 |
| Tortured: | Po |
| Torture Type: | tortura psikologjike, rrahje |
| Charges: | "tentativë arratisjeje", "Agjitacion e propagandë" |
| Sentencing: | 15 vjet Prison |
| Investigator: | Shpëtim Hima |
| Court: | Gjykata e Peshkopisë |
| Release Date: | 16/12/1988 |
| Sentencing | |
| Prison: | Burgu i Spaçit - nga viti 1980 ne vitin 1983 |
| Prison: | Burgu i Qafë Barit - nga viti 1983 ne vitin 1988 |
Ka vuajtur dënim me burg prej 28 shtator 1979 deri më 16 dhjetor 1988.
Source: AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl.246-2547
Hysni Deda lindi më 4 nëntor 1955 në Bulqizë. Është i biri i Riza Dedës. U arrestua në shtator të vitit 1979 dhe u dënua me 15 vjet heqje lirie dhe pune të detyruar nga Gjykata e Peshkopisë me akuzën "Tentativë arratisje" dhe "Agjitacion e propagandë". Të dyja akuzat ishin ngritur mbi dëshminë e dy shokëve të tij, më cilët ai ishte shprehur i pakënaqur ndërsa ishin së bashku në një kafene. U arrestua nga nënkryetari i degës së Peshkopisë Dervish Spahiu, kryetari i hetuesisë Pashk Jushi dhe hetuesi Shpëtim Hima. Është torturuar në hetuesi. U dënua me 15 vjet burg dhe punë të detyruar- dhjetë vjet për "tentativë arratisjeje" dhe 5 vjet për “agjitacion e propagandë". Hysni Deda u dërgua fillimisht në burgun e Spaçit ku vuajti dënimin nga shkurti i 1980 deri në prill të vitit 1983. Nga vitit 1983 deri në 16 dhjetor 1988 ai vuajti dënimin në burgun minierë të Qafë Barit. Burimi: Dëshmi e dhënë nga ish i dënuari Hysni Deda për "Kujto.al"
