Lindi në vitin 1895, në Krujë. Pas vendosjes së regjimit komunist, doli në mal së bashku me të birin, Jakup Kupin, dhe shumë antikomunistë të tjerë. Më 1946, ata u rrethuan në shtëpinë e Bajram Kaut, në qytetin e Krujës, së bashku me Hysen Tagën etj. Pas një lufte të ashpër gjashtë orëshe, u vranë babë e bir. Më 26 gusht 1993, me vendim nr. 668, Gjykata e Krujës vendosi njohjen e faktit të vrasjen pa gjyq për motive politike nga forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, më 19 mars 1946.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 385
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.