Lindi më 1876, në Drizar, Mallakastër. Patriot demokrat, pjesëmarrës në ngritjen e flamurit, në Kongresin e Lushnjes, dhe kapiten në qeverinë e Nolit. I vrarë më 1943, pas mbledhjes së Mukjes. Më 8 gusht 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq për motive politike, më shtator 1943.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 229.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.