Veprimtar politik, jurist, botues.Lindi në Libohovë, më 1901. Mësimet e para i mori në Gallatasaraj të Turqisë, kurse shkollën e mesme e kreu në gjimnazin francez të Korfuzit. Ndoqi studimet e larta në Francë, ku dhe u diplomua shkëlqyeshëm në degën e Jurisprudencës pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Sorbonës. Më vonë kreu dhe fakultetin e Shkencave Politike pranë Universitetit të Romës. Pas kthimit në Shqipëri, krijoi dhe drejtoi gazetën «Tirana». Shërbeu për shumë vjet si prefekt në Pogradec dhe, më vonë, si drejtor i përgjithshëm për Bashkitë dhe Komunat në Ministrinë e Brendshme. U arrestua në nëntor të vitit 1944 dhe më 1945 u deklarua "armik i popullit" dhe u dënua me 10 vjet burg. Dënimin e vuajti në kampet e Maliqit dhe në Beden të Kavajës. Pas lirimit më 1950, punoi si punëtor me lopatë, duke bërë llaç në ndërrmarjen e ndërtimeve «Muhamet Gjollesha».

 

Source: Pëllumb Velo, Familja që sundoi Janinën për 200 vjet, TN, 29 mars 2004. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, f. 98-99
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.