Iljaz Ahmeti | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Iljaz Ahmeti |
Fatherhood: | Osmën |
Birthplace: | Tatzat, Delvinë |
Residence: | Delvinë |
Date of Birth: | 10/1/1915 |
Date of Death: | 21/5/1996 |
Trial | |
Date of Arrest: | 15/6/1973 |
Charges: | "Agjitacion e propagandë" |
Sentencing: | 10 vjet Prison |
Date of Decision: | 17/8/1973 |
Court: | Gjykata e Rrethit të Lushnjës |
Ushtarak i lartë. Lindi më 10 janar të vitit 1915, në fshatin Tatzat të Delvinës. Studimete e larta ekonomike i kreu në Kozencë të Italisë. Gjatë luftës ishte një nga udhëheqësit ushtarakë kryesorë për rrethin e Gjirokastrës. Më 1942 u zgjodh anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare. Pas debateve që zhvilloi me Enver Hoxhën në Konferencën e Tiranës (14-19 prillit 1956), u përjashtua nga Partia si armik. U arrestua më 15 qershor të vitit 1973. Dy muaj më vonë, më 17 gusht të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme për "agjitacion e propagandë kundra pushtetit popullor, duke përhapur disa ide kundër revolucionare në persona të veçantë". Pas lirimit, u internua në Lushnjë. Vdiq më 21 maj të vitit 1996.