Ushtarak i lartë. Lindi më 10 janar të vitit 1915, në fshatin Tatzat të Delvinës. Studimete  e larta ekonomike i kreu në Kozencë të Italisë. Gjatë luftës ishte një nga udhëheqësit ushtarakë kryesorë për rrethin e Gjirokastrës. Më 1942 u zgjodh anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare. Pas debateve që zhvilloi me Enver Hoxhën në Konferencën e Tiranës (14-19 prillit 1956), u përjashtua nga Partia si armik. U arrestua më 15 qershor të vitit 1973. Dy muaj më vonë, më 17 gusht të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme për "agjitacion e propagandë kundra pushtetit popullor, duke përhapur disa ide kundër revolucionare në persona të veçantë". Pas lirimit, u internua në Lushnjë. Vdiq më 21 maj të vitit 1996.

Source: Republika e Shqipërisë, Ministria e Brendshme, Sektori i Arkivit Shtetëror të Sistemit, Vërtetim, Nr. 1510/8 Prot.; Skifter Këlliçi, Radio Tirana dhe Konferenca e Tiranës; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 548.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.