Klerik musliman. Lindi në vitin 1929, në fshatin Qerret të zonës së Shmilit në Elbasan. Në vitin 1945 filloi Medresenë e qytetit, të cilën e përfundoi gjashtë vjet më vonë. Më 1952 Myftinia e Elbasanit e caktoi mësues të osmanishtes dhe të arabishtes në fshatrat e Librazhdit. Shtatë vjet më vonë u caktua sekretar i Myftinisë së Elbasanit, kurse më 1964 imam i xhamisë së Rrapit të Bezistanit. Me mbylljen e institucioneve fetare më 1967, i dërgoi një letër proteste Hysni Kapos. Për këtë arsye u arrestua dhe u dënua me 20 vjet burg «për agjitacion e propagandë». U lirua më 1974 dhe u shtrëngua të punonte si punëtor krahu. U arrestua për të dytën herë më 1981, me akuzën se kishte marrë pjesë në një synetllëk, dhe u dënua me 4 vjet heqje lirie, të cilat i vuajti në Qafëbar. U arrestua sërish në prag të rënies së komunzimit dhe u dënua me 25 vjet burg, nga të cilat bëri vetëm 3 muaj në kampin e Spaçit. Që pas lirimit shërbeu si imam në xhaminë e Pashës në Elbasan. Vdiq në fund të vitit 1991. Më 1994, Presidenti i Republikës e nderoi me medaljen «Naim Frashëri» i klasit të parë me motivacionin: «Martir e pishtar i demokracisë shqiptare, antikomunist i vendosur, udhëheqës shpirtëror me moral të lartë që gjithë jetën e vet e shkriu në dobi të atdheut, fesë islame, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe çështjes kombëtare»

Source: 100 personalitete shqiptare të kulturës islame: BIÇAKU 1 shekulli XIX-XX, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Tiranë, 2012, f. 139-140.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.