Imzot Frano Gjini lindi në familjen e Pjetër (Tuke) dhe Drande Gjini. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në Shkodër në kolegjin Saverjan i etërve Jezuit ndërsa studimet e larta për Filozofi dhe Teologji i kreu në Romë, Itali, ku u shugurua meshtar.

Imzot Gjini shërbeu si prift në Laç të Kurbinit, Vlorë, Durrës ku edhe u shugurua ipeshkev ndërsa më 1932 u emërua abat i Mirditës. Gjatë kësaj kohe Imzot Gjini përvetsoi disa gjuhë dhe predikonte fenë në këtë mjedisë në moton "Fe Atdhe". Më 1945 Selia e Shejtë e emeron Zëvendës delegat Apostolik në vend të delegatit Apostolik Leone Nigris. Gjatë kësaj kohe ai mbronte interesat e komunitetit katolik shqiptar në Shqipëri e cila në këtë kohë qeverisej nga komunistët.

Për veprimtarin e tij Imzot Gjini arrestohet më 15 nëntor 1946 me akuzat a.) Agjent i Vatikanit dhe i Anglo-Amerianëve dhe b.) Bashkëpunëtor me një grup klerikësh Françeskanesh si At Mati Prennushi, At Çiprian Nika etj. që kishin ndermarre futjen ne kishen Françeskane e mëfsheh ”armë” me qëllim për të organizuar kryengritje ndaj rregjimit.

Imzot Gjini akuzat e ngritura nga regjimi nuk i pranoi dhe më 11 mars 1948 pas 16 muaj hetuesie ai pushkatohet.


Documents

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.