Klerik i lartë katolik, Kryeipeshkëv Metropolitan i Shkodrës (1993-1997), etnograf, përkthyes. U lindi në fshatin Juban të Shkodrës, më 21 shkurt të vitit 1918. U shugurua meshtar më 18 dhjetor 1943. Shërbeu në Tiranë, Shkodër, Milot e rrethina. Më 1967 u arrestua dhe më 25 prill 1968 u dënua me vdekje, dënim që më vonë iu kthye në burgim të përjetshëm dhe punë të detyruar. U emërua Ipeshkëv i Shkodrës dhe u shugurua nga Papa Gjon Pali II gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 25 prill 1993. Vdiq më 22 tetor të vitit 1998.Vepra: Kanuni i Skënderbeut, Editrice La Rosa, Milot & Brescia, 1993; Famullia e Milotit: Famullia e Shën Nikollës, Famullia e Shna Prendes, Famullia e Shna Vlashit, me bashkautor, Milot, 2006.Përkthime: Illyricum Sacrum, vëllimi VII (mbaruar më 1963), “ARBI” L.t.d., Prishtinë, 2004.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.