Irfan Vrioni | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Irfan Vrioni |
Fatherhood: | Xhevdet |
Birthplace: | Strum, Fier |
Residence: | Berat |
Place Death: | Burrel |
The Reason of Death: | Vdekje ne burg |
Circumstances of Death: | Burg |
Irfan Vrioni u lind më 1920 në fshatin Strum, Fier dhe qe banues në Berat. Rrjedh nga një familje e pasur qytetare. Irfan Vrioni është dënuar 5 herë nga regjimi komunist. 1- Me vendimin nr.14 dt. 09.03.1945 të Gjykatës Ushtarake të Korpusit II, Berat, dënohet më 6 muaj burg me akuzën për bashkëpunim në formimin e organizatës tradhtare. Lirohet në korrik 1945. 2- Arrestohet për herë të dytë me 05.08.1945. Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi me 5 vjet privim lirie me akuzën e te qenit anëtar i organizatës tradhtare Bashkimi Shqiptar. Lirohet nga burgu më 29.07.1950. 3-Arrestohet për herë të tretë me 07.05.1951 sepse tentoi të arratisej jashtë shtetit. Gjykata Ushtarake Durrës me vendimin nr.98 dt.20.12.1951, e dënon me 10 vjet privim lirie. U lirua më 25.01.1961. 4- Arrestohet për herë të katërt më 08.04.1975. Me vendimin nr. 94, Gjykata e Rrethit Berat e dënon me 10 vjet privim lirie, me akuzën e agjitacion e propagandë. 5- Irfan Vrioni gjatë kohës që vuante dënimin në repartin nr. 303 Spaç, u arrestua me dt. 22.02.1979 dhe Gjykata e Lartë me vendim nr. 3 datë 7-8 maj 1979 e dënoi me vdekje me akuzën si pjesëmarrës në Organizatën Antisocialiste Nacionaliste dhe për agjitacion e propagandë. Më pas, Gjykata e Lartë për shkak të moshës e dënon me 25 vjet. Gjatë kohës që vuante dënimin në burgun e Burrelit ndërron jetë në shtator 1982.