U arrestua për agjitacion e propagandë me 15 tetor 1975 dhe vuajti 12 vjet burg. “Nga tunelet e piritit në dritën e pasosur”. Kështu mund të quhej rrugëtimi jetësor i inxhinierit Ismail Farka, që e lidhi jetën me projektet dhe novacionet në industrinë e drurit…

Ismail Abedin Farka  lindi më 1933 në një familje bujare në Tiranë. Ai kreu ciklin e shkollor në vendlindje ndërsa fitoi në vitin 1951 një bursë për të kryer studimet e larta në BS. U diplomua në Universitetin e Leningradit për Inxhinieri Pyjore më 1956.

Më 1956 inxhinier Farka kthehet në Shqipëri me besimin se do të kontribuonte në industrinë e drurit duke vijuar një karrierë në ngjitje.

Emërohet Kryeinxhinier në Kombinatin e Drurit Nako Spiru ku kreu një seri racionalizimesh. Laureat i Çmimit të Republikës, klasi i II-të, për veprat e krijuara gjatë viteve 1959-1961.

Kontribuoi si pedagog në Universitetin e Tiranës nga viti 1963, por karriera e tij u ndërpre mbas arrestimit më 15 tetor të vitit 1975.

Me vendim nr. 55 datë 13 11 1980 të Gjykatës së Rrethit Mirditë, është dënuar për  agjitacion e propagandë simbas nenit 55/1 e 51/a të K.P. me 10 vjet heqje lirie, në bashkim dënimesh përfundimisht me 12 vjet kohë.

Në periudhën e vuajtjes së dënimit inxhinier Farka detyrohej të shërbente si drejtues teknik për shfrytëzimin minerar.  Inxhinier Farka drejtoi punimet për përpunimin dhe ngritjen e armaturave të tuneleve në minierat e Spaçit dhe të Qafë Barit.

Vitet e fundit të dënimit në Minierën e Piritit të Spaçit inxhinieri u rëndua psikologjikisht dhe është mbajtur afër nga intelektualët e burgosur Maks Velo, Robert Vullkani, Visar Zhiti etj. U lirua në vitin 1986.

Me 1993 Ismaili emerohet Ambasador Fuqiplote në Pragë.

Pjesën tjetër të jetës e kaloi në SHBA, ku me 14 janar 2017 mbylli travajet e jetës nga minierat e regjimti komunist në qytetin e dritave në Los Anxhelos.

Në foto: Ismail Farka me ish të shoqen ruse Margerita, dhe te bijën Liliana. Pragë 1993

Pergatiti: Leka Ndoja

Source: Leka Ndoja

Documents

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.