I biri i kolonel Ali Riza Kosovës, anëtar i organizatës studentore antikomuniste «Përpjekja Shqiptare», që u krijua në Gjimnazin e Shkodrës në tetor të vitit 1947. Lindi më 1 tetor të vitit 1930, në Stamboll. U arrestua së bashku me të motrën, Olimbinë, në tetor të vitit 1949, tek po përpiqeshin të kalonin kufirin. U dënua me vdekje, por më vonë dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm. Përfundimisht vuajti tetëmbëdhjetë vjet burg.

 

Source: Ahmet Bushati, Në gjurmët e nji ditari: Shkodra në vitet e para nën komunizëm, Shkodër, 2007, III, f. 421-426.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.