Ismail Golemi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Ismail Golemi |
Birthplace: | Golem , Kurvelesh |
Residence: | Kurvelesh |
Date of Birth: | 1900 |
Date of Death: | 13/4/1943 |
The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
Event included: | Gjyqi Special, 17 të pushkatuar, 60 të dënuar me burgim |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
Charges: | "Krime lufte" |
Court: | Gjykata Speciale e Tiranës |
Data Ekzekutimit: | 13/4/1943 |
Veprimtar i nacionalizmit shqiptar. Lindi në fshatin Golëm të Kurveleshit, në vitin 1900. Pjesëmarrës në ushtrinë kombëtare të Qeverisë së Vlorës dhe komandant çete në veprimet luftarake kundër banadave të Zografit. Filloi studimet ushtarake në Itali, por me të shpërthyer Lufta e Vlorës, u kthye dhe luftoi kundër italianëve. Mori pjesë dhe në Revolucionin e Qershorit. Më 1924 përfundoi studimet ushtarake në Itali. Më 1937 u largua nga ushtria si kundërshtar i Zogut. Së bashku me një grup patriotësh gjirokastritë e kurveleshas, priti me luftë pushtuesit italianë në Sarandë. Më vonë refuzoi gradën e kolonelit dhe shërbimin në ushtrinë italiane. Pas luftës italo-greke, u arrestua dy herë për qëndrimin e tij anti-italian. Në mars të vitit 1943, u fut në radhët e Ballit Kombëtar. Priti me luftë edhe kolonat gjermane në Fushën e Mashkullorës dhe në grykën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë. Fillimisht bashkëpunoi me përfaqësuesit e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, por u shkëput prej tyre kur pa tradhëtinë që po u bëhej interesave kombëtare për llogari të jugosllavëve. U arrestua më 2 dhjetor 1944 në Shkodër. Më 13 prill 1945, Gjykata Speciale e Tiranës e deklaroi fajtor "për krime lufte", dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, bashkë me 16 të arrestuar të tjerë.