Lindi më 1913, në Gurëshpat, Librazhd. Është internuar "për motive politike". Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Librazhdi në Tepelenë, prej 5 maj 1949 deri më 29 nëntor 1953.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 180

Ismaili bënte pjesë në një familje pro Ballit Kombëtar, vëllai i tij, Rexhepi u arratis dhe më pas u vra nga Sigurimi. Për këtë arsye e gjithë familja, edhe Ismaili që në atë kohë ishte i martuar, me fëmijë, u internuan.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.