| Isuf Allamani | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Isuf Allamani |
| Birthplace: | Kurdari ,Mat |
| Date of Birth: | 1907 |
| Profession: | Veteriner |
| Execution | |
| Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 3/11/1944 |
Veteriner. Lindi në vitin 1907, në fshatin Kurdari të Matit. Studimet e larta veterinare i kreu në Universitetin e Firences. Pas kthimit në Shqipëri, themeloi fermën e Xhafzotajt. Aty u arrestua, ndonëse nuk ishte përzier fare në çështje politike. U dërgua në Pezë dhe prej këtu në fshatin Sharrë të Tiranës, ku dhe, më 3 nëntor të vitit 1944, u pushkatua bashkë me Kapllan Deliallisin , deputet i Shijakut në Parlamentin shqiptar, të vëllain, Jakup Deliallisin, ish-kryetar i komunës së Shënavlashit dhe të Luzit, dhe Shefqet Deliallisin , të birin e atdhetarit të njohur Ymer Deliallisit, sekretarit personal të Ismail Qemalit, një oficer i ri, i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Romë. Ka lënë në dorëshkrim një sërë studimesh zooveterinare. Në dhjetor të vitit 2009, Presidenti i Republikës e dekoroi me Urdhërin "Nderi i Kombit", bashkë me 36 intelektualë të tjerë të Tiranës të vrarë nga komunistët në periudhën 28 tetor-16 nëntor 1944, me motivacionin: "Të martirizuar nga terrori komunist për shkak të besimit në idetë demokratike perëndimore të zhvillimit të Shqipërisë pas Luftës II Botërore".
