Isuf Hysenbegasi lindi në vitin 1913 në Starovë të Pogradecit. Ishte biri i Jasharit, një luftëtar i vendosur kundër pabesive greke që, në atë periudhë, ndesheshin në çdo hap që hidhte atdheu. Ati i tij i shkolloi të dy djemtë. Isufin e dërgoi në Romë, në Universitetin Shtetëror, që më vonë do të merrte emrin “La Sapienza”, në fakultetin e mjekësisë në vitin 1932, ku u laureua për doktor në mjekësi dhe kirurgji me rezultate të larta. Nga 100 pikë të mundshme mori 97. Një rezultat me të vërtetë i mrekullueshëm.
7 prilli i vitit 1939 e gjen në Tiranë.Është njëri nga tetë anëtarët e komisionit të të rinjve që shkuan për të kërkuar armë në pallatin mbretëror, por mbreti tashmë kishte ikur.
Në vitin 1941 shkon për specializim në Itali. Dikush i propozon që të vishej mjek ushtarak në frontin italo-grek, kundrejt një page të konsiderueshme. Doktori përsëri refuzoi. Rezultati ishin tetë muaj internim në ishullin Capraia ne Firence..
Viti 1945 e gjen në klinikën e tij në Tirane ku, në fund të dhjetorit 1946, arrestohet. Pas dy vjet torturash të tmerrshme në hetuesi, përballë të cilave qëndroi i paepur, dënohet nga Gjykata e Lartë Ushtarake me pushkatim. Pak më parë kishte vdekur nga torturat në hetuesi i vëllai Feriti. Kjo bëri që me vendim të Kuvendit Popullor, vendimi t’i kthehej në burgim të përjetshëm. Lirohet pas nëntë vjet burg.
U lirua në fund të vitit 1955 dhe u emërua të punonte në qytetin e Vlorës. Vlonjatët nuk do ta harrojnë kurrë figurën e ndritur të tij dhe në mënyrë të veçantë ish-të burgosurit politikë të cilëve ai u qëndroi gjithmonë në krah.:
I mbylli sytë më 4 tetor 1988. I mbylli i qetë, pa iu rënduar njeriu, pa u ankuar.

Source: Reshat Kripa,
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

"Isuf Hysenbegasi, mjeku i burgosur që më shpëtoi nga vdekja në Kampin e Urës Vajgurore"

Rrëfimi i ish-të burgosurit politik  Reshat Kripa, për një prej mjekëve të rrallë që ua Lexo më shumë