Isuf Tato ishte tregtar manifakture në qytetin e Beratit qysh para pushtimit italian dhe deri në 1946 kur u burgos nga komunistët në gjendje të sëmurë dhe nga torturat, për të treguar ku e kishte fshehur floririn, vdiq në burg, duke lënë pas gruan e 6 fëmijë, nga të cilët më i vogli ishte 6 muajsh. Familjes nuk iu lejua trupi i Isufit për të bërë nderimet e fundit. Shtëpinë ia sekustruan oficerët që e përdorën për banim, ndërsa familja jetonte në bodrum. Iu sekuestrua dyqani në qendër të qytetit, tokat në fshatin Qereshnik dhe i gjithë malli që ndodhej në shtëpi, i sjellë nga Italia.
Source: Nga familja