Lindi më 1910, në Çamëri. U arrestua më 20 tetor 1960, dhe më 12gusht 1961, me vendim nr. 52, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "për krimin e moskallëzimit të krimit kundër shtetit" dhe e dënoi me 6 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet si dhe për "krimin e agjitacion e propagandës" me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. Përfundimisht u dënua me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet.

Source: AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 297-298
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.