Lindi në Fier me 25 Mars 1911. U shkollua ne Gjimnazin e Shkodrës. Për një kohë te gjate, ai punoi si mësues në qytetin e tij te lindjes, Fier, sekretar komune në nënprefekturën e Kolonjës, redaktor në organe te ndryshme te shtypit te Tiranes. Më 1934 i është dhëne e drejta e studimit për veterinari në Universitetin e Torinos. Më 1935, ai ndërpret përkohësisht studimet dhe kthehet në vendlindje, ku merr pjesë në Kryengritjen e Fierit. Ai do te dënohej me burgim te përjetshëm, por do te falej dhe kthehet ne Torino per te mbaruar studimet. Më 1939, pasi ishte diplomuar kthehet ne atdhe. Filloi te punonte në institucionet zyrtare. Më 12 shkurt deri me 12 prill 1943 punoi si Ministër i Bujqësisë dhe i Pyjeve. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet 15 vjet burgim si armik i popullit. Ai dhe familja u internuan në Shtyllas te Fierit. Eshtë autor i librit “Raca shqiptare”, ku me argumente antropologjike vertetonte që shqiptaret ishin raca më e vjeter në Ballkan dhe pasardhësit e ilireve, që shtriheshin qe nga gjiri i Prevezes e deri ne gadishullin e Triestes dhe nga Danubi ne Veri e deri poshte ne Selanik ne Jug, gje qe nuk i vente per shtat sllavokomunizmit. Kjo qe arsyeja kryesore qe e denuan. Pas internimit familjarisht ne Shtyllas te Fierit, per njohurit e tija gjuhesore-historike e bene punonjes-bashkepunetor te Institutit te Historise e Gjuhesise ne Tirane. Vdiq më 02.01.1997

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.