Poet, i biri i Petro Markos. Lindi më 19 mars 1951, në Tiranë. Më 1974, u diplomua për gazetari. Në fund të vitit 1975 u dënua me shtatë vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në Spaç të Mirditës. U lirua me kusht dhe kundrejt një sakrifice të madhe të së ëmës, Safo Markos, më 1978. Pas lirimit punoi si hamall në Kinostudion «Shqipëria e Re». Më 1991 mbeti invalid nga një aksident i rëndë. Vdiq më 4 shtator 2010.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 215
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.