| Jani Njaro | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Jani Njaro |
| Birthplace: | Dhivër, Sarandë |
| Date of Birth: | 1909 |
| Trial | |
| Sentencing: | 10 vjet Prison |
| Date of Decision: | 1949 |
| Second trial | |
| Date of Arrest: | 1967 |
| Charges: | "Agjitacion e propagandë" |
| Sentencing: | 4 vjet Prison |
| Judgment: | Nr. 32 |
| Date of Decision: | 17/11/1967 |
| Court: | Gjykata e Gjirokastrës |
Lindi më 1909, në Dhivër të Sarandës. Më 11 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «është vënë në shërbim të zbulimit grek dha ka agjituar e propaganduar kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, punë të detyruar, dhe humbjen e të drejtës politike baraz me kohën e ndëshkimit. Më 7 janar 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake ia modifikoi vendimin nga burgim i përjetshëm në 20 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Më 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie. Më 1967, u arrestua sërish. Me vendim nr. 32, datë 17 nëntor 1967, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 4 vjet burg.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 143.
