Politikan. Lindi në 1880, në Afkazi, Kaukaz. U diplomua në Stamboll. Zotërues i disa gjuhëve të huaj. Gjatë Luftës I Botërore, u internua në Korfuz, Greqi. Kryetar i forcave të Gjirokastrës në Luftën e Vlorës, 1920. Deputet i Gjirokastrës më 1925, ministër i Kulturës dhe zv/ministër i Drejtësisë. Më 13 prill 1945, Gjykata Speciale e dënoi si «kriminel lufte», me vdekje, pushkatim.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 360
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.