Nacionalist, ushtarak, nëpunës.Lindi në Shtërmen të Elbasanit, më 4 mars të vitit 1907. Kreu Normalen e Elbasanit. Në vitet 1928-1932 shërbeu në garnizonin ushtarak të Vlorës dhe të Elbasanit. Më vonë punoi si nëpunës ne administratën shtetërore. Më 1943 u zgjodh sekretar i Ballit Kombëtar për Elbasanin. U arrestua në Tiranë, më 16 nëntor të vitit 1944, dhe u vra po atë ditë në rrugicën e shkollës «Kristoforidhi», ku dhe u varros prej një familjeje tiranase.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 275
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.