Jul Bonati | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Jul Bonati |
Fatherhood: | Aleksandër |
Birthplace: | Shkodër |
Date of Birth: | 4/5/1874 |
Trial | |
Date of Arrest: | 6/12/1946 |
Torture Type: | U mbyll ne cmendine |
Charges: | «Ka lozur rolin e propagandës kundër Lëvizjes N-Çl° |
Klerik i lartë katolik, Vikar i Përgjithshëm i Durrësit dhe i Vlorës.Lindi në Shkodër, më 4 maj të vitit 1874. Kreu arsimin e lartë për filozofi dhe letërsi në Austri dhe në Padova të Italisë. U shugurua meshtar në Goricia (Itali), më 8 prill 1906. Shërbeu si prift në Padova, për pesëmbëdhjetë vjet në Stamboll, dhjetë vjet në Durrës dhe tre vjet në Vlorë. U arrestua në Durrës më 6 dhjetor të vitit 1946, me akuzën se «nën maskën e fesë ka lozur rolin e propagandës kundër Lëvizjes N-Çl; se ka urryer në kulm komunistat dhe ka qenë i lidhur ngushtë me spiunat e famshm, se gjatë vitit 1944 ka udhëtuar në Itali, është krah i djathtë për italianët dhe ka marr udhëzime nga mjeshtri i madh, Papa; ka ndenjur në Shkodër lart nga tre javë dhe ka marrë udhëzime prej shokëve të tij priften të Shkodrës, për veprim kundër Pushtetit Popullor dhe sidomos, kundra komunistave mbasandaj, është kthyer në Berat, ku ka ndenjur një javë e është takuar me një shok si veten e tij, mbaroi punë dhe u kthye në Vlorë, ku filloi avazin e parë dhe kërkoi të përgatisë një rrjet tjetër për agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor. Prandaj Bonati me shokë kanë qenë spiunat ma të rrezikshëm të Pushtetit Popullor, që propagandonin para ardhjes së Italisë dhe thonin «Po ja mbërrijnë pëllumbat e Krishtit» për ushtarët italianë; i kanë dashur varrin Shqipërisë.». U torturua çnjerëzisht. Për ta torturuar edhe më shumë, u mbyll në çmendinën e Durrësit, ku më 5 maj 1951 u masakrua nga të çmendurit.