Komunist. Lindi në Mavrovë, Vlorë, më 1923. Përgjegjës për një numër krimesh, që nga viti 1942, kur iu bashkua forcave partizane, e deri më 1982, kur u përjashtua nga PPSH. Batalioni partizan i drejtuar prej tij (Bat. I, Brig. V) shkrumboi fshatin Sinë (Dibër), më 1944. Për 38 vjet mbajti poste të larta në administratën e diktaturës, sidomos në organet shtypëse të saj: Sigurim i Shtetit, Ministri e Brendshme (25 vjet ministër, 1954-1979) dhe Ministri e Mbrojtjes (ministër, 1979-1982). Ka vrarë dhe torturuar njerëz me dorën e tij, si në rastin e Teme Sejkos. Më 1982 u shkarkua nga të gjitha funksionet. Më 1983 u dënua me vdekje dhe u pushkatua. Një nga akuzat në gjyq ishte për djegien e Sinës 38 vjet më herët.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 209.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

1955/ Shkresa e 'gabuar' e ministrit që iu zbut zemra për fëmijët e të burgosurve politikë

Urdhri, Kiço  Ngjela: Mund të vdesin fëmijët, të rishihet heqja e triskave familjeve të të Lexo më shumë

blank

“Tepër sekret”, 1959/ Kadri Hazbiu: Gjendje e rëndë,  mbi 800 të burgosur të sëmurë, s’kemi ku ti kurojmë 

Dokumenti i rrallë, ku krerët e regjimit e pranojnë gjendjen alarmante,  të të burgosurve të Lexo më shumë

blank

Kadri Hazbiu më 1955: “Zëri i Amerikës” po na “shtrembëron luftën nacionalçlirimtare”

Në fillim të vitin 1955, Partia e Punës mbajti një plenum për çështjet e propagandës Lexo më shumë