Lindi në vitin 1907, në Tiranë. Me vendim nr. 212, datë 30 mars 1948, Gjykatës Ushtarake të Tiranës, e deklaroi fajtor "për faje penale kundër popullit dhe shtetit" dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë. Një muaj më vonë, me vendim nr. 180, datë 21 prill 1948, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, duke e modifikuar këtë vendim, ia zbriti dënimin në 2 dy vjet privim lirije.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 216
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.