| Kolë Kënezi | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Kolë Kënezi |
| Birthplace: | Prizren |
| Date of Birth: | 1926 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 26/08/1946 |
| Charges: | "Ka kryer akte sabotazhi, ka hedhur trakte propagandistike kundër pushtetit popullor, ka luftuar kundër luftës Nacional-Çlirimtare, në radhët e ushtrisë ka bërë propagandë disfatiste" |
| Sentencing: | 15 vjet Prison |
| Judgment: | Nr. 124 |
| Date of Decision: | 17/10/1946 |
| Court: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Second trial | |
| Sentencing: | 7 vjet Prison |
| Date of Decision: | 27/04/1949 |
Lindi në vitin 1926, në Prizren. U arrestua më 26 gusht 1946, dhe më 17 tetor të po atij viti, me vendim nr. 124, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "se ka kryer akte sabotazhi, ka hedhur trakte propagandistike kundër pushtetit popullor, ka luftuar kundër luftës Nacional-Çlirimtare, në radhët e ushtrisë ka bërë propagandë disfatiste", dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtës qytetare dhe punë të detyruar baraz me kohën e dënimit. Me dekret nr. 9, datë 27 prill 1949 të P. K. P., dënimi iu zbrit në 7 vjet heqje lirie.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 215
