Lindi në vitin 1926, në Prizren. U arrestua më 26 gusht 1946, dhe më 17 tetor të po atij viti, me vendim nr. 124, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "se ka kryer akte sabotazhi, ka hedhur trakte propagandistike kundër pushtetit popullor, ka luftuar kundër luftës Nacional-Çlirimtare, në radhët e ushtrisë ka bërë propagandë disfatiste", dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtës qytetare dhe punë të detyruar baraz me kohën e dënimit. Me dekret nr. 9, datë 27 prill 1949 të P. K. P., dënimi iu zbrit në 7 vjet heqje lirie.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 215
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.