Klerik ortodoks.Lindi në vitin 1902, në fshatin Koshovicë të Dropullit të Sipërm (Gjiro-kastër) në një familje klerikësh ortodoksë. U hirotonis prift nga Mitropoliti i Gjirokastrës dhe shërbeu në fshatrat Koshovicë, Sofratikë, Selo e Klishar. Më vonë u gradua Stavrofor dhe u caktua përgjegjës i Manasatirit të Trinisë së Shenjtë të Pepelit. Më 30 shtator të vitit 1946 u dënua me vdekje për tradhëti ndaj atdheut dhe u ekzekutua.

 

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.