Veprimtar politik, Ministër i Ekonomisë 1942.U lind në Përmet, në vitin 1896. Kreu studimet për Shkenca Politike-Ekonomike në Romë. Mori pjesë në Kongresin e Lushnjes më 1920. Në 1942 u zgjodh Ministër i Ekonomisë. Më 13 prill 1945, Gjykata Speciale e Tiranës e deklaroi "kriminel lufte" dhe e dënoi me vdekje me pushkatim, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave civile-politike.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 331
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.