Veprimtar politik, Kryeministër i Shqipërisë 10 shtator 1928-5 mars 1930 dhe 9 nëntor 1936-7 prill 1939, Ministër i Brendshëm 11 maj 1928-1 shtator 1928 dhe 5 shtator 1928-13 janar 1930.Kostaq Kota, i njohur edhe si Koço Kota, u lind në Korçë, më 1889. Më 1913 u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit. Më 1920 mori pjesë në Kongresin e Lushnjes. Është ndër themeluesit e Partisë Popullore tetor 1920. Nga 1921 deri më 1923 ishte prefekt i Beratit. Më 1924 u zgjodh Ministër i Punëve Botore. Gjatë Revolucionit të Qershorit u largua në Greqi. Pas rënies së qeverisë së Fan Nolit, u kthye në postin e tij ministror. Më vonë shërbeu si Ministër i Arsimit janar 1925, Ministër i Punëve të Brendshme shkurt-mars 1925, si kryetar i kuvendit nga 3 tetori 1925, sërish Ministër i Punëve të Brendshme maj-shtator 1928 dhe, përfundimisht, si Kryeministër nën Mbretin Zog I (1928-mars 1930 dhe nëntor 1936-prill 1939). Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bashkua me Legalitetin dhe, në fund të vitit 1944, u arratis në Greqi. Por u rrëmbye prej agjentëve të regjimit komunist, u kthye në Shqipëri, ku dhe u dënua më burgim, më 13 prill 1945, nga Gjyqi Special. Vdiq nga torturat në burgun e Burrelit në vitin 1949.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 330
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Avni Xhomaqi: Në burgun e Burrelit, ku gardianët torturonin për vdekje ajkën e kombit

Kur erdhi drejtor burgu Vangjel Rëmbeci, filloi gjendja e urisë dhe masat ndëshkuese nga më Lexo më shumë