Dramaturg, (Korçë 1876 - 1951), autor i njohur i viteve ‘20-’30.Shkroi katër tragjedi me temë kombëtare historike. Shkollën e mesme dhe studimet universitare i kreu në Athinë. Më 1899 fitoi Doktoratën në Drejtësi. Ushtroi avokaturën për disa vjet në Greqi dhe pastaj në Shqipëri. I ndjekur prej qeverisë turke, si pjesmarrës në lëvizjen kombëtare, emigroi në Amerikë, ku drejtoi për disa kohë fletoren Dielli. Bashkëthemelues i Federatës panshqiptare Vatra. Në kohë të qeverisë së Vlorës emërohet kryetar i gjyqeve civile e penale. 1915: Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë në qeverinë e Durrësit në kohë të Wiedit. Emërohet prokuror në gjykatën e Korçës. Gjatë kryengritjes së Shqipërisë së Mesme, shpërngulet në Shkodër, ku ushtroi avokaturën. 1920 në Tiranë, emërohet Ministër i Arsimit në Kabinetin e Iliaz Vrionit. Zgjidhet deputet i Dibrës, pastaj i Korçës. Më 1929 emërohet anëtar i Këshillit të Shtetit. Nënkryetar i Këshillit të Shtetit më 1941-42. Ka drejtuar të përkohëshmet Dielli (Boston), Agimi (Shkodër 1919), fletoren e Amerikës, Zëri i Popullit dhe Indipendencën e Tiranës. Kristo Floqi hartoi katër drama, gjashtëmbëdhetë komedi, gjashtë vëllime në poezi e satira, vepra juridike e letrare dhe mjaft artikuj deri në vitim 1944. Pas Luftës së II-të botërore u arrestua nga komunistët dhe u dënua. Vdes në burg në vitin 1951.

Source: Robert Elsie, History of Albanian Literature, New York, Columbia University press, 1995; Dukagjini, [V. shqip], Pejë, 1996; Karl Gurakuqi, Shkrimtarët Shqiptarë (Histori e letërsisë shqipe, pjesa II: Rilindja), nën kujdesin e Ernest Koliqit, bot. 2, Pakti, Tiranë, 2008, F. 249
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Fundi tragjik i Kristo Floqit, që u burgos nga komunistët dhe më pas vdiq i braktisur e në mjerim

Dramaturg, jurist, atdhetar, personalitet i shquar dhe një vlerësim i lartë nga Faik Konitza Avokat, Lexo më shumë