Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Ish të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, kryetar i Institutit të Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë (1998-2002). Lindi më 6 maj të vitit 1937, në fshatin Macukull të Matit. U internua familjarisht nga Burreli në Berat, Tepelenë dhe Kuçovë, prej 10 majit të vitit 1945 deri më 14 maj 1954, dhe në Plug të Lushnjës, nga viti 1954 deri më 1975. Më 5 korrik 1975, me vendim nr. 97, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për «propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1977, dhe më 8 gusht të po atij viti, me vendim nr.45, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullore» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 17 vjet heqje lirie. U arrestua për të tretën herë më 1990, dhe më 28 shtator të po atij viti, me vendim nr.237, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. Në mars të vitit 1993 u zgjodh kryetar i Shoqatës Kombëtare të Ish të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, në maj 1995 kryetar i Lidhjes së Djathtë, kurse më 1998 kryetar i Institutit të Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë, detyrë të cilën e ushtroi deri në vitin 2002.

Source: F. 1, V. 2014, D. 23, f. 122-123
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.