Lindi në fshatin Bolenë të Vlorës. Më 1940 u burgos në Burrel nga autoritet fashiste si kundërshtar i pushtimit të Shqipërisë. Mori pjesë në luftën e Gjormit kundër italianëve (31 dhjetor 1942). Me nisjen e luftës civile, u rreshtua në anën e nacionalistëve dhe luftoi kundër komunistëve. Pasi komunistët morën pushtetin, qëndroi në male me çetën e tij. Veç tij, regjimi vuri në shënejstër edhe familjen. Nëna e tij, Lina Alikaj, dhe i vëllai, Bardhosh Alikaj, 6 vjeç, u internuan në Krujë dhe Tepelenë. U vra në pritë nga forcat e regjimit komunist, në fillim të vitit 1946. Kufoma e tij u lidh me litar pas një shtylle, në qendër të Vlorës. Shumë nga anëtarët e çetës së tij u pushkatuan, burgosën dhe persekutuan në forma të tjera, deri në rënie të regjimit komunist.

 

 

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 140.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.