Lek Pervizi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Lek Pervizi |
Fatherhood: | Prenk |
Birthplace: | Skuraj, Kurbin |
Date of Birth: | 26/6/1929 |
Profession: | Piktor, |
Trial | |
Date of Arrest: | 5/1950 |
Exile | |
End of Exile: | 1990 |
Place of Exile: | Porto Palermo - nga viti 1950 ne vitin 1951 |
Place of Exile: | Kampi i Tepelenës |
Piktor, përkthyes, publicist, botues, i biri i gjeneral Prenk Pervizit. Lindi më 26 qershor të vitit 1929, në fshatin Skuraj të Kurbinit. Shkollën fillore dhe një të mesme trë vjeçare i kreu në Institutin «Santa Maria», në Romë. U kthye në Shqipëri më 1944. Nën diktaturën komuniste, familja Pervizi u persekutua për shkak të Gjeneral Prenk Pervizit, në burgje e kampe internimi; ai shpëtoi pranë librarisë së familjes Pepo në Tiranë. Më 1949 arriti të fillojë Liceun Artistik në Tiranë, por në maj të vitit 1950 u arrestua bashkë me të vëllanë, Valentin Pervizin [shih]. U internua në Porto Palermo. Një vit më vonë u transferua në kampin e Tepelenës, ku u takua me të ëmën (gjyshja ndërkaq kishte vdekur). Aty arriti të vizatojë skena e portrete nga jeta e kampit, si dhe të krijojë disa poezi, një pjesë e të cilave shpëtuan dhe u botuan pas rënies së diktaturës. Pas mbylljes së kampit më 1954, u transferua në Plug të Lushnjës. Një vit më vonë, u dërgua në Shtyllas të Fierit e prej këtu në Kuç të Kurveleshit. Më 1958 u kthye në Plug (deri më 1990). Pas rënies së komunizmit, u vendos familjarisht në Belgjikë, ku jeton edhe sot. Atje merret me shkrime dhe boton e drejton revistën «Kuq e Zi».
Vepra: Në vorbullën e Skëterrës, «Dorian», Bruksel 2014; Në rrathët e Ferrit (album), ISKK, Tiranë 2014; Tingllime të vona, «Dorian», Bruksel 2016; Lek Pervizi, Odiseja e pafajsisë, «Dorian», Bruksel 2017; Gjenerali, «Gjergj Fishta», Lezhë 2017. Përkthime: Dhimitër Frangu, Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, «Arbëria», Tiranë 2005.kthye në Shqipëri më 1944. Nën diktaturën komuniste, familja Pervizi u persekutua për shkak të Gjeneral Prenk Pervizit, në burgje e kampe internimi; ai shpëtoi pranë librarisë së familjes Pepo në Tiranë. Më 1949 arriti të fillojë Liceun Artistik në Tiranë, por në maj të vitit 1950 u arrestua bashkë me të vëllanë, Valentin Pervizin [shih]. U internua në Porto Palermo. Një vit më vonë u transferua në kampin e Tepelenës, ku u takua me të ëmën (gjyshja ndërkaq kishte vdekur). Aty arriti të vizatojë skena e portrete nga jeta e kampit, si dhe të krijojë disa poezi, një pjesë e të cilave shpëtuan dhe u botuan pas rënies së diktaturës. Pas mbylljes së kampit më 1954, u transferua në Plug të Lushnjës. Një vit më vonë, u dërgua në Shtyllas të Fierit e prej këtu në Kuç të Kurveleshit. Më 1958 u kthye në Plug (deri më 1990). Pas rënies së komunizmit, u vendos familjarisht në Belgjikë, ku jeton edhe sot. Atje merret me shkrime dhe boton e drejton revistën «Kuq e Zi».