Patër Lek Luli | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Patër Lek Luli |
Birthplace: | Kastrat, Malësi e Madhe |
Residence: | Kastrat, Malësi e Madhe |
Date of Birth: | 8/3/1908 |
Date of Death: | 16/7/1944 |
Place Death: | Tropojë |
Execution | |
Data Ekzekutimit: | 16/7/1944 |
Place of Execution: | Tropojë |
Orderer / Executor: | Forcat Partizane |
Klerik katolik, drejtor i Shoqërisë Antoniane (1938-’39).Lindi më 8 mars të vitit 1908, në Kastrat të Malësisë së Madhe. Mësimet fillore dhe të mesme i mori në kolegjin françeskan të Shkodrës, ndërsa të lartat, për teologji, në kolegjin e Shën Antonit në Romë. Më 14 korrik 1928, në Troshan të Lezhës, bëri rrjetin e Noviciatës. Më 8 korrik 1929 u lidh me kushtet e thjeshta, ndërsa më 18 shtator 1932 me kushtet e mëdha. Dy vjet më vonë u shugurua meshtar, së bashku me Atë Mëhill Mirajn . Meshën e parë e tha më 28 dhjetor 1935. Pas kthimit në Shqipëri, dha mësim në gjimnazin “Illyricum”. Në vitet 1938-’39 shërbeu si drejtor i Shoqërisë Antoniane të Shkodrës. U vra nga forcat partizane të batalionit “Perlat Rexhepi”, më 16 korrik të vitit 1944, rrugës për në Pac (Bytyç) të Tropojës.