Klerik katolik, drejtor i Shoqërisë Antoniane (1938-’39).Lindi më 8 mars të vitit 1908, në Kastrat të Malësisë së Madhe. Mësimet fillore dhe të mesme i mori në kolegjin françeskan të Shkodrës, ndërsa të lartat, për teologji, në kolegjin e Shën Antonit në Romë. Më 14 korrik 1928, në Troshan të Lezhës, bëri rrjetin e Noviciatës. Më 8 korrik 1929 u lidh me kushtet e thjeshta, ndërsa më 18 shtator 1932 me kushtet e mëdha. Dy vjet më vonë u shugurua meshtar, së bashku me Atë Mëhill Mirajn . Meshën e parë e tha më 28 dhjetor 1935. Pas kthimit në Shqipëri, dha mësim në gjimnazin “Illyricum”. Në vitet 1938-’39 shërbeu si drejtor i Shoqërisë Antoniane të Shkodrës. U vra nga forcat partizane të batalionit “Perlat Rexhepi”, më 16 korrik të vitit 1944, rrugës për në Pac (Bytyç) të Tropojës.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 113
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.